Ka ndodhur

Përplasje fizike mes banorëve të Bënçës dhe firmës për rrugën Tepelenë-Kurvelesh

Banorët e fshatit Bënçë në Tepelenë, janë përplasur fizikisht me përfaqësuesit e firmës që po ndërton rrugën që lidh zonën me Kurveleshin.

Policia ka shoqëruar në komisariat banorë të zonës, përfaqësues të firmës dhe aktivistin për mbrojtjen e mjedisit, Auron Tare.

Ish-deputeti socialist, ka qenë i pranishëm për të realizuar një dëgjesë publike, e cila ka dështuar për shkak të konfliktit mes palëve.

Me mbështetjen e përfaqësuesve të mjedisit, banorët  kanë ngritur zërin për ndotjen që po shkaktojnë këto punime, duke cenuar ndjeshëm cilësinë e jetës së tyre.

Banorët e Bënçës, prej kohësh janë kundër ndërtimit të një kantieri dhe një fabrike asfalti që do të shfrytëzohet për punimet e rrugës Tepelenë-Kurvelesh.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë