Ka ndodhur

Përplasja për vdekje e 10-vjeçares, lihet në burg shoferi

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë "arrest me burg" për 49-vjeçarin Alban Guri, shoferin që përplasi për vdekje të miturën 10-vjeçare më 17 janar në Tiranë.

Shoferi akuzohet për “aksident me pasojë vdekjen”, dhe për “largim nga vendi i ngjarjes”.

Guri u arrestua më 18 janar, pasi policia bëri me dije se ai ka qenë nën ndikimin e alkoolit në momentin e ngjarjes.

Pasi përplasi 10-vjeçaren, ai u largua nga vendngjarja.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të A. G., 49 vjeç, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 0.42 mg/l, ka aksidentuar duke u larguar nga vendngjarja, shtetasen e mitur me iniciale A. P., 10 vjeçe, e cila ndërroi jetë në spital”, do të njoftonte policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet të dielën e 17 janarit. Siç bëri me dije policia, e mitura u dërgua në spital, por ndërroi jetë aty pasi nuk mundi t’u mbijetonte dot plagëve të rënda.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë