Ka ndodhur

Përplasja me armë në Elbasan, arrestohen dhe dy të tjerë

Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona të tjerë, të përfshirë në shkëmbimin me armë zjarri një ditë më parë në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Policia thotë se në pranga janë vënë dy të rinjtë F. F., 21 vjeç, dhe E. C., 21 vjeç,, si dhe është shpallur në kërkim 21-vjeçari A. C., i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu vijon puna për kapjen e tij dhe për kapjen e autorit tjetër, shtetasi M. Q.

Një ditë më parë u arrestua te Spitali i Traumës, ku po merrte trajtim mjekësor pas plagosjes, Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, një person me rekorde kriminale, që njihej dhe me nofkën “korçari”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë