Politike

Përplasja diplomatike, Franca tërheq Ambasadorin nga Roma

Përplasjet diplomatike midis Francës dhe Italisë kanë marrë një kthesë të papritur pasi presidenti Emmanuel Macron tërhoqi ambasadorin francez nga Roma të enjten. Duke theksuar se situata ishte më e rënda që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore, Parisi akuzoi Romën zyrtare sulme të pabaza.

Shkak për këtë përplasje u bë takimi i Zëvendëskryeministrit italian Luigi Di Maio me liderët e jelekverdhëve në afërsi të Parisit të martën. Pak pas këtij takimi, Franca e paralajmëroi qeverinë populiste të Italisë të mos ndërhyjë në politikën e saj.

Marrëdhëniet mes dy vendeve, të dy anëtarë themelues të BE-së, kanë qenë të tensionuara që kur Lëvizja populiste Pesë Yjet dhe partia e krahut të djathtë Lega Nord formuar një qeveri koalicioni në qershor 2018. Që ateherë, të dyja qeveritë janë përplasur vazhdimisht për një sërë çështjesh, përfshirë edhe emigracionin.

https://twitter.com/luigidimaio/status/1092817232005136384?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1092817232005136384&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.bbc.com%2Fnews%2Fworld-europe-47161500

Çfarë ndodhi me Di Maion

Por “gota duket se u zbras” pasi Di Maio, kreu i Lëvizjes Pesë Yjet, u takua të martën me krerët e jelekverdhëve. Ai ka postuar një fotografi në Tëitter me Christophe Chalençon dhe anëtarët e kësaj lëvizjeje protestuese, e cila pritet të kthehet në një lëvizje politike përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Luigi Di Maio shkroi se "era e ndryshimit po përhapet nëpër Alpe"

Në një reagim të ashpër, Ministria e Jashtme franceze deklaroi se për muaj të tërë Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabazuara dhe pretendimeve të çuditshme nga Italia.

"Ndërhyrjet më të fundit përbëjnë një provokim të papranueshëm. Ata shkelin respektin dhe të drejtën e një vendi demokratik, mik dhe aleat. Të mos pajtohesh është një gjë dhe të shfrytëzosh marrëdhënie të caktuara për qëllime elektorale është një gjë tjetër”,thekson Ministria e Jashtme në një deklaratë.

Luidi Di Maio

Reagimi i parë nga Roma erdhi nga Zëvendëskryeministri i Italisë Matteo Salvini, i cili tha se do të ishte i lumtur të zhvillonte bisedime me Presidentin Emmanuel Macron.

Por për "rivendosjen" e marrëdhënieve mes tyre, ai tha se Franca duhej të adresonte çështje "themelore". Salvini i bëri thirrje Parisit të dorëzojë militantët e majtë të kërkuar nga Italia dhe të ndalojë kthimin e emigrantëve. Ai gjithashtu u ankua për kontrolle të gjata kufitare nga pala franceze, të cilat sipas tij ishin duke shkaktuar bllokime në kufirin mes dy vendeve.

Pas tij, reagoi edhe Di Maio, i cili mbrojti vendimin e tij për të takuar protestuesit dhe e përshkroi popullin francez si "mik dhe aleat".

"Presidenti Macron sulmoi në disa raste qeverinë italiane për arsye politike në funksion të zgjedhjeve europiane. Kjo nuk ka ndikuar në ndjenjën e miqësisë që lidh dy vendet tona dhe kurrë nuk do të ndihmojë," tha ai.

Ndërkohë, kryeministri italian Giuseppe Conte tha se shpresonte që situata mund të "qetësoej sa më parë”.

Presidenti Emmanuel Macron

"Marrëdhënia e mirë mes Italisë dhe Francës është e rrënjosur në histori dhe nuk mund të vihet në dyshim nga ngjarjet aktuale," tha ai.

Franca thotë se po përballet prej mujash me vepra provokuese dhe deklarata konfrontuese nga dy liderët populistë të Italisë. Edhe diplomatët italianë "janë plotësisht të çorientuar nga kjo përplaje dhe nga qëndrimet e marra nga ministrat e Italisë”, shkruan opinionisti i “Corriere della Sera”, Massimo Franco.

Për Francën, arsyeja e këtij reagimi të ashpër është ruajtja e reputacionit përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Por për zotin Di Maio, jelekverdhët që sfidojnë burokratët francezë janë aleatët që i duheshin, ndërkohë që Salvini duket se ka gjetur gjuhën e përbashkët me rivalin e ekstremit të djathtë të presidentit Macron, Marine Le Pen.


Presidenti Emmanuel Macron dhe Giuseppe Conte

Sa serioze është kjo përplasje?

Është e rrallë që një vend i BE-së të tërheqë ambasadorin nga një tjetër vend anëtar. Zakonisht, largimi i ambasadorit është hapi paraprak përpara se të ndërpriten marrëdhëniet e plota diplomatike.

Në vitin 2016 Greqia tërhoqi të dërguarin e saj në Austri pas një përplasje mbi krizën e emigrantëve. Si Greqia ashtu edhe Italia kanë shprehur zhgënjimin në ngurrimin e shteteve të tjera të BE-së për të ndarë barrën e kësaj krize.

Kur Franca e kritikoi Italinë për ndalimin e anijeve me emigrantë të ankorohen në brigjet e saj, Roma përgjigj duke akuzuar Francën për refuzimin e pranimit të emigrantëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë