Ka ndodhur

Përplasi për vdekje 60-vjeçarin në Kamëz, arrestohet drejtuesi

Një 22-vjeçar, me iniciale E.K. është arrestuar, pasi një ditë më parë ka përplasur për vdekje 60-vjeçarin, A.H.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21:10 të enjten në mbrëmje në rrugën “Berisha”, ku 60-vjeçari ndërroi jetë në vendin ku ndodhi aksidenti si pasojë e plagëve të shkaktuara nga përplasja.

Në lidhje me këtë ngjarje policia njofton se materialet i kaluan prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë