Ka ndodhur

Përplasen tre makina në Vlorë-Orikum. Ndërron jetë një nga shoferët

Nga Gazeta ‘Si’– Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të marte në Vlorë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, një furgon dhe një makinë janë përfshirë nga flakët dhe janë shkrumbuar plotësisht.

Ndërkohë, në një automjet tjetër, të tipit BMW, një person ka mbetur i bllokuar brenda. Bëhet fjalë për një person rreth 40 vjeç, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në vendngjarje.

Për shkak të dëmtimeve të rënda dhe deformimit të mjetit nga përplasja, trupi i viktimës ndodhet ende brenda automjetit.

Ekipet e zjarrfikësve po punojnë për prerjen e llamarinave dhe nxjerrjen e trupit. Situata paraqitet tepër e rëndë, ndërsa autoritetet vijojnë veprimet në vendin e ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë