Bota

Përplasen dy trena të metrosë në Nju Jork, dhjetëra persona të plagosur

Gazeta Si - Në Nju Jork dy trena të metrosë u përplasën pranë stacionit të “Rrugës 96”. Sipas mediave amerikane, njëri prej dy trenave doli nga shinat duke shkaktuar disa shkaktuar lëndime të lehta te të paktën 24 pasagjerë.

Linjat 1, 2 dhe 3 të metrosë u bllokuan, ndërkohë që po vijojnë hetimet për të konstatuar dinamikën e aksidentit.

Një tren i Linjës 1 dhe një tren pune i Autoritetit të Transportit Metropolitan (MTA) u përfshinë, duke udhëtuar drejt veriut pranë stacionit të “Rrugës 96” në Upper West Side të Manhatanit.

Rreth 300 njerëz u evakuuan nga treni i pasagjerëve që doli nga shinat, ndërsa zjarrfikësit gjithashtu larguan disa qindra njerëz nga një kolonë e tretë, e cila nuk ishte i përfshirë, por u desh të ndalonte në tunel për shkak të përplasjes.

"Fatmirësisht askush nuk u plagos rëndë", u tha zëvendësshefi i FDNY, Ian Swords, gazetarëve jashtë stacionit të trenit.

Rich Davey, kryetar i MTA, tha se nuk kishte asgjë që të sugjeronte se përplasja ishte e lidhur me ndonjë problem teknik dhe një hetim është duke u zhvilluar për çdo faktor njerëzor që mund ta ketë shkaktuar atë.

"Natyrisht që dy trena nuk duhet të përplasen. Ne do t'i shkojmë deri në fund çështjes", - shtoi ai.

Shërbimi në linjat 1, 2 dhe 3 u ndërpre në një zonë të madhe të Manhatanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë