Ka ndodhur

Përplasen dy makina te rruga “5 Maji”, plagoset këmbësori

Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën “5 maji” në kryeqytet mëngjesin e kësaj të premteje.

Si pasojë e përplasjes ka mbetur i lënduar një këmbësor me iniciale F. A., i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën e nevojshme shëndetësore.

Një nga mjetet e përfshira në aksident drejtohej nga një grua, e cila përplasi këmbësorin, i cili qëndronte në anë të trotuarit, në pritje për të kaluar rrugën tek vijat e bardha.

Nga goditja e fortë mjeti ka marrë para kalimtarin, duke e rrëzuar përtokë pa ndenja, ndërsa kalimtarët e tmerruar i janë afruar për ta ndihmuar. Policia deklaroi se personi i plagosur është transportuar për në spital, ndërkohë që nuk dihet se si është gjendja e tij.

Policia thotë se grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë