Lajme

Përplasen dy makina në Fier, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në aksin rrugor Fier-Vlorë pranë Levanit. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një tip “Suzuki” dhe një “Mercedes Benz”.
Burimet e para nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se i plagosur ka mbetur drejtuesi i “Benzit” i cili është dërguar në spitalin e Fierit, ku po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
Shkak i aksidentit mendohet se mund të ketë qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Po punohet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë