Ka ndodhur

Përplasen dy makina në Durrës, ndërron jetë pasagjerja

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar paraditen e të shtunës në zonën e Hamallajt në Durrës. Sipas policisë, një automjet që drejtohej nga G.H., 67 vjeç është përplasur me një tjetër makinë, e për pasojë ka ndërruar jetë pasagjerja me iniciale E. H.

Të dy drejtuesit e automjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar nga policia.Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë