Ka ndodhur

Përplasen dy makina në autostradë, humb jetën një grua

Një grua ka humbur jetën mesditën e të mërkurës pas një aksidenti rrugor në autostradën Tiranë-Durrës. Policia thotë se rreth orës 13:10, janë përfshirë në aksident rrugor dy mjete me drejtues shtetasit M.K. dhe Sh.P.

Për pasojë, ka ndërruar jetë pasagjerja në njërin mjet, shtetasja Sh.Ç., 60 vjeçe. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e policisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë