Një aksident rrugor ka ndodhur këtë mesditë në Paskuqan, në Tiranë.
Policia bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30 dhe janë përplasur dy automjete.
Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 3 shtetas që ishin në njërin mjet dhe shoferi i automjetit tjetër.
Mësohet se të aksidentuarit janë shtetasit A. LL, A. K, G. K, që ishin në njërin automjet si dhe drejtuesi i njërit nga automjetet, shtetasi E. T.
Të gjithë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.