Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Sarandë, me pasojë plagosjen e pesë personave.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit” në Finiq, ku dy automjete të tipit “Benz Mercedes” në pronësi të shtetasve E. V dhe P. D janë përplasur mes tyre.
Policia bën me dije se janë plagosur dy drejtuesit e mjeteve dhe tre persona të tjerë, pasagjerë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.
Të plagosurit po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës.
Po punohet për sqarimin dhe zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.