Lajme

Përplas për vdekje drejtuesin e biçikletës, pranga 28-vjeçarit në Durrës

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në fshatin Rrotull në Durrës.
Policia bën me dije se ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit tip “Peugot”, E. C., 28 vjeç, banues në Durrës.
28-vjeçari mbrëmjen e djeshme, duke drejtuar mjetin tip “Peugot” ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Ç., 32 vjeç, i cili po ecte me biçikletë.
Mbi të rëndojnë veprat penale “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë