Mjedis

Përmirësohet ajri në Tiranë, problem ndotja e ujërave dhe zhurmat

Agjencia Kombëtare Mjedisit tregon problematika të theksuar mjedisore në qarkun e Tiranës.
Sipas raportit të fundit, është konstatuar se në shumicën e parcelave pyjore të monitoruara kryesisht ka një shkallë të moderuar dhe mesatarisht të ashpër të prekjes nga zjarret. Kryeqyteti përgjithësisht ka një shtrirje të madhe të sipërfaqeve me dru Ahu, një dru që gjendet masivisht në të gjithë Shqipërinë. Por ajo që tregon raporti, më së shumti është se në Tiranë më të rrezikuara janë pemët e pishës dhe të dushkut për shkak të sëmundjeve të tyre përkatëse (Skolitet e pishës dhe Procesionaria e dushkut). Të dhënat e përgjithshme tregojnë se gjendja shëndetësore e pyjeve paraqitet mirë. Për sa i përket biodiversitetit në qarkun e Tiranës, raporti tregon se nuk ka specie të rrezikuara, të kërcënuara apo të zhdukur. Në këtë zonë është konstatuar se pjelloria e tokës është e mirë dhe ka shumë pak tokë të degraduar.

Një problematikë tjetër që vihet re në këtë raport është edhe cilësia e lumenjve duke u bazuar në parametrat TOC (karboni organik total) dhe TN (azoti total). Zonat më të prekura nga nivele të larta të këtyre dy treguesve janë:
-Lana e Kasharit – në lumin Lana pas “Koka Kola Enterprise”, rreth 200 m në rrjedhën e urës rreth 700-800 m larg nga Koka Kola që kryqezohet me superstradën Tiranë-Durrës.

-Kamza – në lumin tek Ura e Kamzës rruga Tiranë-Shkodër në lumin Tirana.

-Rinasi – në lumin tek ura që lidh Rinasin më Vorën dhe Fushë Krujën.
Në raport shkruhet gjithashtu se përmirësimi i situatës mjedisore të ujërave sipërfaqësore kërkon realizimin e investimeve në trajtimin e shkarkimeve të lëngëta urbane para se të derdhen në lumenj.
Sipas monitorimit të ekspertëve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit vërehet se ka një nivel të lartë të pluhurave në sipërfaqe. Bazuar në të dhënat e monitoruara, shihet se nuk kemi tejkalim të vlerës mesatare.
Në raport thuhet se niveli i grimcave PM është nuk ka një tejkalim të vlerës mesatare. Gjithashtu edhe për vlera të tjera si ozoni, benzeni, squfuri, janë brenda vijave normale në kryeqytet, ndërkohë që gjatë vitit 2019 kanë qenë mbi normat e lejuara të përcaktuara nga Bashkimi Europian. Një faktor tjetër shqetësues për kryeqytetin është edhe niveli i zhurmave. Raporti ka konstatuar se ka tejkalim të normës së zhurmave ditën në 15 stacione të monitoruara. Nivelet më të larta ditën janë monitoruar në stacionet “Skënderbeu” ,”Stadiumi Dinamo” dhe “Partizani i Panjohur” ku kemi tejkalim të normës ditën me 24.7% , 23.9% dhe 26.8 %.

Ndërsa për natën është konstatuar gjithashtu se niveli është më i lartë se norma në të gjitha stacionet. Niveli më i lartë është monitoruar në stacionet “Laprakë (Kryqëzimi i Spitalit)” ku ka tejkalim të normës 34%,”Stacioni i Trenit” dhe “Stadiumi Dinamo” ku ka tejkalim të normës me 32%.
Ndër të tjera në qarkun e Tiranës sipas analizave të bëra gjatë menaxhimit të mbetjeve të ngurta urbane, më poshtë paraqiten përqindjet e zërave të materialeve të gjendur në këto mbetje:

Sasia e mbetjeve inerte tregon sasinë e këtyre mbetjeve të depozituar në kuadër të plotësimit të punimeve të parashikuara në projekte të ndryshme në infrastrukturë apo punime ndërtimi. Sasia e mbetjeve inerte për vitin 2020 është 227,719.4 ton. Sasia e mbetjeve që shkon në landfill/ vend-depozitimin e Sharrës për vitin 2020 është 502,508.1 ton.
Ndërsa sasia vjetore e prodhimit të mbetjeve urbane të ngurta raportohet të jetë 16,481.91 ton/vit. Përmbajtja në % e përbërësve (karton 10%, qelq 5%, metal 5%, mbetje të tjera 10%, plastike 10%). Sasia e mbetjeve bio (60 %).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë