Italia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Venecia për shkak të përëmbytjeve. Të shpallës gjendjen e jashtëzakonshme në një qytet ku uji është simbol dhe faktori kryesor i turizmit, do të thotë që gjendja është vërtetë alarmante.
Imazhet e shpërndara nëpër rrjetet sociale dhe forume të ndryshme në internet tregojnë se niveli i ujit është i pazakontë edhe për vetë banorët vendas. Uji është ngritur në nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë në 50 vitet e fundit dhe disa e kanë përdorur për të paralajmëruar për ngrohjen globale duke montuar fotot e Greta Thunberg.
Megjithatë, rritja e nivelit të ujit nuk ka penguar përditshmërinë e venecianëve, edhe pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.