Lajme

Përleshje me armë në Prishtinë, 2 vdekur e 2 të plagosur

Dy të dekur dhe 2 të plagosur është bilanci i një përleshjeje të armatosur në një prej lagjeve të Prishtinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e njohur si “Lagjja e Spitaleve” pak pas mesditës së të enjtes.

Të shtënat e shumëfishta kanë shkaktuar panik tek kalimtarët dhe banorët e zonës dhe në momentin kur kanë mbërritur patrullat policore, kanë gjetur të plagosur katër persona.

Ata janë shoqëruar menjëherë për në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatkeqësisht, njëri prej të lënduarve nuk u ka mbijetuar plagëve të marra nga plumbat dhe ka ndërruar jetë. I dyti humbi jetën rreth orës 19.30.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe motivet që çuan në shkrehjen e armës në mes të ditës në një zonë të populluar, ndërsa në rrjet qarkullon një video ku tregohet një person duke qëlluar mbi katër personat e tjerë.

Paraprakisht dyshohet se Sipas se konflikti që pasoi ngjarjen e rëndë ka nisur për ka çështje pronësie.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë