Futboll

Përjashtohet përgjithmonë futbollisti Armando Marku

Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë dy vendime për dhunën në Cërrik në sfidën mes Sopotit dhe Mirditës ku futbollisti Armando Marku goditi arbitrin Klajdi Qendraj.

Marku është përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik në Shqipëri.

Nga ana tjetër Mirdita e humb sfidën në tavolinë 0-3 pasi futbollisti nuk kishte të drejtë të lunate si dhe i zbritën 6 pikë nga klasifikimi në Kategorinë e Dytë, grupi A.

Arbitri vlonjat u dhunua dhe më pas u kyç në dhomë dhe ka shpëtuar vetëm falë ikjes nga dritarja.

NJOFTIMI NGA FSHF:

Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.

KF Mirdita, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë