Politike

Përjashtimi i 11 deputetëve nga Basha, Bejko: Duhet të ishin më shumë  

Nënkryetari i Partisë Demokratike zyrtare Roland Bejko ka deklaruar të premten se duheshin përjashtuar më shumë se 11 deputetë nga grupi parlamentar

“Një grup i brendshëm që kur ka filluar ky sherr janë pozicionuar qartë me Sali Berishën, duke menduar se ai është PD-ja. U ndërmor një veprim administrativ që bëri të qartë pozicionimin e deputetëve. Këta deputetë nuk i njohin forumet e partisë, për rrjedhojë dhe partia nuk i njeh. Ishte thjesht një akt administrativ.

Ne jemi një parti që nuk e mbështesim ekzistencën tonë te përjashtimet. Kryen një akt sulmi më 8 janar ndaj selisë së PD-së dhe bashkëpunëtorëve. Me këtë vendim ka qenë dhe z.Bardhi dhe disa deputetë të tjerë. Kanë qenë në këtë pozicion që përjashtuan z. Berisha. Një pjesë e këtyre i janë bashkuar grupit të z.Berisha. Në kryesi këtë kam thënë që këta kanë merituar të përjashtoheshin që në momentin që janë pozicionuar te z.Berisha. Për mua lista duhet të kishte dhe të tjerë...”  tha Bejko.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë