Keshilla

Periudha kur na bien më shumë flokët

Ka një sërë faktorësh që ndikojnë në rënien e flokëve.

Shkaqet e rënies janë trashëgimia dhe faktorët genetikë, stresi, sëmundjet, pakujdesia etj. Por cila është koha kur njerëzit përballen më shumë me këtë problem?

Vjeshta konsiderohet si stina kur cilën bien më shumë flokët. Një hipotezë është që flokët të cilët na shërbejnë për të mbrojtur kokën nga dielli dhe rrezet e nxehta, me freskimin e kohës nuk janë më aq të nevojshme dhe fillojnë bien. Pra, nevoja biologjike për një kokë me shumë flokë zvogëlohet, që do të thotë humbja e flokëve rritet. Kjo është mënyra të cilën trupi ynë përdor për t’iu përshtatur kohës.

Çfarë duhet të bëni?

Kontrolloni stresin

Mbani një dietë të përshtatshme

Pini të paktën dy kg ujë në ditë

Konsumoni fruta, perime dhe proteina, me anë të të cilave marrim vitaminat, minerale dhe materiale strukturale thelbësore ne rikonstruktimin kapilar.

Shmangni sa më shumë konsumimin e yndyrave shtazore, duke i zëvendësuar me vajra natyrale, veçanërisht me vajin e ullirit.

Evitoni ushqimet e skuqura.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë