Futboll

Peripecitë e Bayern drejt Botërorit të Klubeve, bllokohet 9 orë para nisjes në Katar

Ka nisur keq Botërori i Klubeve për Bayern Munchen, i impenjuar të hënën kundër Al-Ahly. Udhëtimi për të sjellë bavarezët, kampionë Europe, në Doha nga Berlini, pas transfertës së tyre fitimtare në Bundesligë, ka pasur disa probleme burokratike që vonuan nisjen e tyre me nëntë orë të plota. Një vonesë e madhe që e bëri ekipin dhe drejtuesit e tij nervozë. “Ndihemi të tallur nga autoritetet përgjegjëse – ka sulmuar CEO i Bayern Rummenigge - Ata nuk e kanë idenë se çfarë dëmi i kanë shkaktuar ekipit tonë.”

Grupi i lojtarëve plus stafi teknik dhe drejtuesit, në orën 23.30 të së premtes në mbrëmje, ishin ulur në avion në Berlin, duke pritur për nisje drejt Katarit. Nisja u shty disa herë për shkak të problemeve në lidhje me autorizimet e sigurisë, me ndryshim destinacioni që – me llogaritë e bëra – e shtynë ngritjen nga mesnata për në nëntë të mëngjesit, jo më nga Berlini, por me një ndalesë në Mynih.

Komunikata zyrtar e klubit nuk lë keqkuptime: “Në vend që të ngrihej pak para mesnatës siç ishte planifikuar fillimisht, avioni që mbante ekipin nuk u lejua të ngrihej deri në orën 7 të mëngjesit. Për shkak të qëndrimit të paplanifikuar brenda natës, ishte e nevojshme të ndryshohej ekuipazhi dhe avioni kishte për të ndaluar në Mynih. Nga atje, aeroplani u ngrit për në Doha në 9.15 “. Rummenigge nuk ndal sulmet në komentin e tij për Bild: “Ndihemi të mashtruar nga autoritetet përgjegjëse. Ata nuk kanë ide se çfarë dëmi i kanë shkaktuar ekipit tonë.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë