Politike

Përgjimet italiane, Tabaku: Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta

Ish-deputetja demokrate, Jorida Tabaku, doli në një konferencë për shtyp për të folur mbi përgjimet italiane të grupit mafioz “Ndrangheta” që kanë trazuar jo pak politikën shqiptare për shkak të përmbajtjes së përgjimeve    

“Janë 1000 faqe përgjime të antimafias italiane, ku përshkruhet mënyra sesi bëhen pazaret për tenderat, koncesionet, PPP-të dhe ndërtimet në Shqipëri. 20%-shi është pjesa për pushtetin e Edi Ramës, dëshmi e gjallë e asaj që po ndodh në Shqipëri prej 8 vjetësh.

Edi Rama hesht. Kukulla e tij në bashkinë e Tiranës ka mbyllur gojën.  

Arsyeja pse Rama nuk flet dhe Veliaj po shmang përgjigjet e vërteta dhe po justifikohet është e qartë për të gjithë. Ata e dinë se sa thellë janë futur në këtë biznes me mafian...”, tha Tabaku

“Në 25 Prill historia e një qeverie që punon për 20%-shin e mafias dhe të korrupsionit do të marrë fund. Është koha për ndryshim! Ne do të sjellim ndryshimin! Ne do të shpëtojmë vendin nga mafia, nga Rama, nga kukulla e tij në Bashkinë e Tiranës dhe nga miqtë e tyre.  Ne do të ndërtojmë një qeveri që kujdeset për qytetarët e Shqipërisë”, shtoi ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë