Lajme

Përgjimet e Çukos, Basha: Fasada ra, është koha që ta shkulim!

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Rama pas sulmit siç e cilësoi ai ndaj VOA-s, e cila ka publikuar përgjigme të ish-drejtorit të përgjithshëm të Burgjeve, Arben Çuko, në lidhje me punësimet në administratë.

Basha, në një postim në “Twitter”, shprehet se për të mbrojtur paratë dhe pushtetin, kreu i qeverisë është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo.

“Sulmi ndaj VOA është akt i turpshëm dhe i dëshpëruar i një të degraduari nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Për të mbrojtur paratë dhe pushtetin ai është i gatshëm të sulmojë e denigrojë këdo. Fasada ra, tani është koha për ta shkulur atë dhe modelin e tij njëherë e mirë!”, shkruan Basha.

Më herët Rama e krahasoi Zërin e Amerikës me një “kazan”, që sipas tij ka nisur të përgojojë dynjanë me llogje telefonike: “Erdhi dita që Zëri i Amerikes të flasë nga kazani i Tiranës, duke përgojuar dynjanë mbi bazë llogjesh telefonike. Për herë të parë në Shqipëri organizohet konkurs publik për punësimet në burgje dhe kazani gjëmon deri në Amerikë e jehon në katundin tonë mediatik. Çfarë katandie.

Në një tjetër postim shton:“Shkoni verifikoni dokumentat e konkursit e ballafaqoni rezultatet me rekrutimet, pastaj hidhni baltë sa të doni! U kujtuat për emërimet partiake në administratë, pas 30 vjetësh dhe duke sulmuar ultësisht, e aspak gazetarisht, pikërisht ata që po bëjnë çmos t’i vënë fre zullumit”.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1084901815500660739

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë