Arsim

Përgjigjet e Matematikës: 2 mijë maturantë ngelin, 234 marrin 10. Nota mesatare 6.88

Kanë dalë notat e Matematikës, provimi i bërë më 17 qershor. Nga 29829 maturantë që kanë kryer provimin, 1729 prej tyre kanë marrë notën 4.00, duke ngelur, ndërsa 234 maturantë kanë arritur të marrin notën 10.00 duke rezultuar ekselentë.

Kalueshmëria për këtë provim është 94.20% ndërsa nota mesatare është 6.88.

Kujtojmë se prej disa ditësh tashmë në rrjetet sociale maturantët po ankohen për provimet e lëndëve me zgjedhje ku sipas tyre kishin pyetje jashtë programeve mësimore. Kjo solli edhe një reagim nga Ministria e Arsimit, Evis Kushi e cila nëpërmjet një deklarate tha se ekspertët do të verifikojnë vështirësinë e lëndës së biologjisë nga dhe kishte më shumë ankesa dërguar ministres.

Ndërkohë studentët kanë njoftuar edhe një protestë ditën e hënë pikërisht për provimin e lëndëve me zgjedhje.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë