Ka ndodhur

Përgjaket KZAZ nr.30 në Tiranë, sherr i dhunshëm mes vëzhguesit dhe numëruesit të votave (Foto)

Një sherr i dhunshëm mes disa personave, ka ndodhur në ambientet e palestrës së shkollës “1 Maji” në Tiranë, që është dhe KZAZ-ja numër 30.

Incidenti ka ndodhur gjatë mbrëmjes së të hënës, ku disa persona, mes të cilëve sipas policisë, një vëzhgues dhe një numërues i votave, janë përfshirë në një përplasje fizike me grushte dhe me sende të forta në prani uniformave blu.

Këta të fundit kanë ndërhyrë për të ndarë personat e përfshirë në sherr, të cilët dyshohet se i përkasin forcave politike të PD-PS. Përplasja ka vazhduar edhe në ambientet e jashtme. Mësohet se këta persona janë të shoqëruar në polici.

Sherbimet e policisë kanë ndërhyrë menjeherë dhe kanë bërë shoqërimin e 8 personave për veprime të metejshme hetimore.

Aktualisht ka ndaluar procesi i numërimit të votave në këtë KZAZ. Menjëherë në shkollën "1 Maji" ka shkuar edhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, i cili ka kërkuar informacione për ngjarjen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë