Politike

Përgatitja për zgjedhjet, Yuri Kim takon Celibashin

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim zhvilloi një takim për rreth një orë me kryekomisionerin e zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Diskutimet mes tyre kishin fokus përgatitjen e zgjedhjeve përfshi këtu edhe identifikimin elektronik të zgjedhësve.

Ndërkohë, prej kohësh ambasadorja Yuri Kim ka përcjellë mesazhe të qarta që partitë të filtrojnë kandidatët për deputetë, me qëllim daljen në zgjedhje  me figura të pastra, një porosi që me gjasë mund të jetë përsëritur nga ambasadorja në takimin e zhvilluar.

Takimi i parafundit mes Yuri Kim dhe Ilirjan Celibashit u zhvillua në mesin e muajit Janar ku u diskutua në lidhje me identifikimin biometrik të zgjedhësve.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë