Para

Përfundon projekti i BB-së për energjinë në Shqipëri/”Teprojnë” 25 mln USD

Banka Botërore në raportin për eficensën e projekteve energjitike në botë, tregoi se ai në Shqipëri ndonëse drejt fundit nuk është shfrytëzuar plotësisht.

Sipas raportit,  projekti përfundon më 30 qershor 2021, me një kohë zgjatje 6-vjeçare nisur nga viti 2015 dhe 25 milionë dollarë janë akoma të pa disbursuara. Nga 126 milionë dollarë janë përdorur vetëm 78% e masës.

Raporti e cilëson vazhdimësinë e projektit pozitivisht ndonëse shpeshherë është ngadalësuar procesi dhe ka kërkuar më shumë kohë nga se i është caktuar.

Në vitin 2015, qeveria shqiptare mori këtë kredi në BB për të rimëkëmbur sektorin energjitik në vend.

Ky projekt mbështetet në 4 pika: importimi i energjisë elektrike gjatë kohës së rehabilitimit të hidrocentraleve me vlerë 30 mln dollarë. Përmirësimi i infrastrukturës së shpërndarjes në rrjet dhe sistemin matës duke minimizuar humbjet e energjisë me vlerë 93 mln dollarë.  Ndërhyrjet në rrjetin e rrjetit të transmetimit të energjisë dhe sistemin matës për të forcuar aftësinë e OST për të transmetuar energji me një vlerë 20 mln dollarë dhe asistencë teknike me një vlerë 7 mln dollarë.

Pak muaj më parë, OSHEE kërkoi një kredi 70 mln dollarëshe nga BERZH, për rimëkëmbjen e dëmeve nga pandemia. Kredi që është akoma në proces aprovimi. Organizata Botërore e Punës, ILO,  ka nisur gjithashtu një proejkt për hapjen e vendeve të punës në sektorin energjitik për të rinjtë dhe njohjen e tyre me


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë