Teknologji dhe Inovacion

ILO, projekt për punësimin e të rinjve në sektorin e energjisë në Shqipëri

Organizata Ndërkombëtare  e Punës, ILO, ka krijuar një projekt mbi të dhënat e punësimit globalisht ku është përfshirë edhe Shqipëria.

Specifikisht në vendin tonë ky projekt synon të dhënat mbi punësimin në sektorin e energjisë dhe pritet të vihet në funksion brenda vitit 2021.

ILO synon krijimin e të dhënave dhe analizimin e tyre sipas aftësisë dhe nevojës së sektorëve të ndryshme ekonomike për vende pune.

Në Shqipëri, ILO ka për qëllim analizimin e sektorit energjitik në mënyrë që mungesa apo nevojat për e këtij shërbimi të plotësohen duke nisur nga fusha e arsimit, bizneset dhe sigurisht njohjen e të rinjve me ofertën e punës në tregun energjetik.

Ky projekt i ILO-s është aplikuar më parë në Turqi për aftësitë dhe nevojat për punësim në sektorin e industrisë automative, në Izrael për agroteknikën dhe në Marok për agrobiznesin.

“Big Data” sivjet do të pilotohet në Shqipëri dhe Tunizi për sektorin e energjisë dhe më Ukraië për sektorin e shëndetësisë.

ILO do të mbledhë të dhënat në terren dhe nga rrjeti. Nga ofertat e punës që do të ofrojë dhe nga numri i punëkërkuesve që do tu përgjigjen.

Më pas të dhënat e mbledhura dhe konluzionet do të hidhen në platformën që do të krijojë Organizata për këtë projekt në Shqipëri.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë