Shqipëria rënditet e 25-a ndër 115 vende në botë për zhvillimin në Indeksin e Tranzicionit Energjitik. Vendi ynë u rrit me 5.26 pikë krahasuar me të njëjtën llogaritje të një viti më parë, duke arritur tashmë në 66.4 pikë.
Indeksi i Tranzicionit Energjitik merr parasysh tri aspekte që lidhen me sigurinë e energjisë dhe aksesin, zhvillimin ekonomik dhe rritjen si dhe qëndrueshmërinë mjedisore. Ndryshimi në raport matet me një koherencë 10-vjeçare.
Ndër vendet e rajonit, Shqipëria renditet pas Kroacisë e cila është listuar në vendin e 23-të me 66.6, duke lënë pas vendet e tjera të cilat kanë bërë ndryshime në masa të papërfillshme.
Gjatë kësaj kohe Shqipëria ka nisur projektet lidhur me tranzicionin energjitik si parqet fotovoltaike në Spitallë dhe Karavasta, termocentralin e Vlorës, hidrocentralin e Skavicës dhe së fundmi linjë energjitike Shqipëri-Maqedoni e Veriut.
Investimet vjetore globale në tranzicionin e energjisë kanë arritur në 500 miliardë dollarë gjatë 2020-s, ndërkohë që përdorimi është ulur në më pak se 800 milionë nga mbi 1.2 miliardë që ishin rreth 10 vite më parë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.