Gazeta Si – Ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, ku mandatin e 19 e ka përfituar socialistja, Olta Xhaçka, me një diferencë prej 100 votash pas garës brenda llojit me kolegen Blerina Gjylameti, shifër e cila pritet që të saktësohet nga përditësimi i KQZ-së.
Gara mes dy zonjave socialiste ishte “kokë më kokë” prej disa ditësh, ku në fund Xhaçka mori 6213, kurse Gjylameti 6085.
Përfundimi i numërimit të votave është shoqëruar me një përqafim mes Gjylametit dhe Xhaçkës.
Në përfundim të numërimit Xhaçka është shprehur se Partia Socialiste është shumë e madhe dhe ka vend për të gjithë, teksa shtoi se kjo fitore do të përkthehet në punë më të madhe.

Më herët, Gjylameti (por edhe kandidatë të të tjerë të PS-PD), i ka bërë një kërkesë zyrtare Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që t’i vihen në dispozicion pamjet filmike të numërimit të votave
Një garën tjetër tocialistëve mes llojit, arriti të triumfonte Ornaldo Rakipi me 10377, kurse Xhemal Qefalia ngeli jashtë Parlamentit me 9890 vota.
Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 6513 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5526 vota.
Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4887 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4491 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4296 vota.

Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, Tabaku ishte e vetmja që siguroi mandatin në listën e hapur, duke grumbulluar 20484 vota, ndërsa mjeku i njohur Ilir Alimehmeti 18055 vota.
Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7962 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.