Rend dhe Ligj

Përfundon mbledhja e KED, lejohet kandidimi i Marsida Xhaferllarit për në ILD

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka vendosur në përfundim të mbledhjes së sotme të lejojë  kandidimin e Marsida Xhaferllarit për postin e drejtueses së Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë.

Pasi u shqyrtuan aktet dhe procedura e ndjekur për verifikimin e kandidates Marsida Xhaferllari u mor ky vendim nga KED. Në vendimin e marrë, u mor parasysh dokumentacioni i përgatitur lidhur me plotësimin e kushteve ligjore për kandidim dhe pasi KED dëgjoi përfaqësuesit e Avokatit të Popullit lidhur me procedurën e ndjekur në verifikimin e kandidaturave.

Edhe pse më herët nga proçesi i ‘Vettingut’, Xhaferllari e kishte humbur statusin e magjistrates, KED-ja aprovoi kërkesën e saj për të kandiduar për ILD-në dhe një vend në Gjykatën Kushtetuese.

Sakaq, nesër do të vijohet me intervistimin e kandidatëve për ILD-në për të dalë me emrin e drejtuesit të tij në shtator. Ky institucion do të hetojë shkeljet e kryera nga gjyqtarët dhe prokurorët e të të gjitha niveleve, anëtarët të KLG-së, të KLP-së dhe të Prokurorit të Përgjithshëm.

Gjithashtu nesër do të nisë procedura e intervistimit të kandidatëve për Gjykatën Kushtetuese.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë