Ka ndodhur

Përfundon gjykimi për një pjesë të dosjes 339, Gjykata rrëzon akuzat për grup të strukturuar kriminal

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e Dosjes 339, ku në përfundim të gjykimit ka deklaruar fajtorë të pandehurit për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryera nga grupi i strukturuar, akuza këto të parashikuara nga Neni 333/a dhe 334 të Kodit Penal.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit.

Të pandehurit janë dënuar përkatësisht:

1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.

5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 9,4 vite burgim.

6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.

7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Gjithashtu mësohet se në këtë gjykim edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri është dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikëve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë