Lajme

Përfshihet nga zjarri një apartament në Durrës

Një apartament në Durrës është përfshirë nga flakët e zjarrit paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.5 të qytetit të Durrësit.

Ka qenë e menjëhershme ndërhyrja e zjarrfikësve, që kanë larguar nga apartamenti një të moshuar dhe më pas kanë shuar edhe zjarrin.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë