Ka ndodhur

Përfshihet nga flakët banesa te Liqeni i Thatë në Tiranë

Një banesë është përfshirë nga flakët në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:45, tek Liqeni i Thatë.

Policia thotë se zjarri ka rënë në banesën e marrë me qira nga shtetasja me inicialet M. Xh, ku ka vetëm dëme materiale, nuk ka rrezikshmëri për banorët.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë