Politike

Përfaqësuesit e BE nga Luksemburgu: Shpresojmë për lajme të mira për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Duke folur pak përpara mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg, ministri i Sllovakisë Martin Klus konfirmoi se unioni do diskutojë për konferencën e parë ndër-qeveritare datën e negociatave për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërinë. Lajmi vjen pas raporteve se zgjerimi mund të hiqej nga agjenda për shkak të vetos së vendosur nga Bullgaria kundër anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut.

“Uroj të kemi rezultate të mira. Duhen lajme të mira për besueshmërinë në BE”, deklaroi ministri sllovak.

Edhe sekretari i shtetit në ministrinë e jashtme të Sllovenisë, Dovzan tha se shpreson për diskutime të mira rreth zgjerimit.

Përfaqësuesja e Portugalisë, Zacarias u shpreh se zgjerimi është një temë me rëndësi
“Do debatojmë për Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Do diskutojmë ku jemi me procesin e zgjerimit”, tha Zacaria.

Përfaqësuesi i Irlandës Tomas Byrne gjithashtu theksoi se zgjerimi është çështje kyçe dhe për ta. “Presim me padurim progres lidhur me procesin e zgjerimit”, tha Byrne.

Pas mbledhjes së sotme në Luksemburg, pritet të zhvillohen diskutime në Bruksel në datat 24 dhe 25 qershor. Bullgaria vijon të këmbëngulë në veton ndaj Shkupit, gjë që mban peng Maqedoninë e Veriut dhe nuk i jep dritën jeshile për integrimin evropian. Ky vendim i Bullgarisë pengon edhe Shqipërinë sepse thuhet se vendimi do të jepet për të dyja shtetet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë