Mjedis

Përdorimi i pesticideve në mbarë botën është dyfishuar që nga viti 1990

Përdorimi global i pesticideve është rritur me 80% që nga viti 1990, me tregun botëror që do të arrijë në 130 miliardë dollarë vitin e ardhshëm, sipas një Atlasi të ri të Pesticideve.

Por pesticidet janë gjithashtu përgjegjës për rreth 11,000 vdekje njerëzore dhe helmimin e 385 milionë njerëzve çdo vit, zbulon raporti.

Përdorimi i tyre ka goditur edhe biodiversitetin, duke shkaktuar rënie prej rreth 30% në popullatat e zogjve që nga viti 1990. Pothuajse një në 10 bletë të Europës tani kërcënohen me zhdukje, për shkak të përdorimit jo të vogël të substancave kimike toksike në herbicide, pesticidet dhe plehrat.

Clara Bourgin, një aktiviste në Friends of the Earth Europe, një nga grupet që përpiluan atlasin, tha se këto zbulime janë tronditëse pasi sistemi aktual ushqimor i bazuar në përdorimin e rëndë të kimikateve helmuese po dëmton shumë fermerët dhe konsumatorët dhe po ushqen kolapsin e biodiversitetin.

“BE-ja duhet të ndalojë së mbylluri sytë ndaj tregtisë gjithnjë e më toksike të agrobizneseve dhe në vend të kësaj të dëgjojë qytetarët e saj”, tha ajo.

BE-ja ka lehtësuar tashmë disa nga rregullat e saj të bujqësisë së gjelbër, duke argumentuar në fillim të këtij viti se siguria ushqimore duhej të kishte përparësi.

Tani disa shtete të BE-së kanë vendosur synimet e tyre në rivlerësimin e një premtimi për të përgjysmuar përdorimin dhe rreziqet e pesticideve deri në vitin 2030.

Një e katërta e të gjitha pesticideve shiten në BE, e cila është gjithashtu eksportuesi kryesor në botë i produkteve për mbrojtjen e të korrave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë