Lajme

Përdori gjuhë ofenduese për Sindromën Down, Murrizi kërkon falje publike

Deputeti i opozitës parlamentare, Myslim Murrizi, në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, ka kërkuar ndjesë publike për termin e përdorur me një nga ndjekësit në rrjetet sociale, duke e quajtur “Down”. Deklarata e tij në rrjetet sociale ngjalli reagime të mëdha nga Avokati i Popullit, shoqëria civile dhe shoqatat që përkrahin persona me Sindromën Down.
“Ndjesë publike për të indinjuarit. Mbështetje për ata që janë me Sindromën ‘Down’. Ndjesë për termin e përdorur në FB, në asnjë moment nuk kam dashur t’i ofendoj njerëzit me sindromën Down”, është shprehur deputeti.
Ndërkohë, Murrizi nuk kurseu as akuzat për të gjitha shoqatat, që sipas tij marrin fonde për këtë kategori të personave me aftësi ndryshe, dhe nuk ofrojnë asnjë ndihmë.
Ditën e djeshme jashtë dyerve të Parlamentit kanë protestuar përfaqësues të fondacionit ‘Down Syndrome Albania’, kundër gjuhës denigruese të deputetit Myslym Murrizi.
Deputeti i PD-së në një status në rrjetet sociale ku po komentonte mbi aktualitetin politik në vend dhe akuzat ndaj ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka replikuar me një nga ndjekësit e tij duke e quajtur “Down”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë