Ka ndodhur

Përdhunoi një 22- vjeçare shqiptare, protesta në Brazil për rikthimin e Robinho

Robinho, ish-ylli brazilian i Milanit, u kthye vetëm pak ditë më parë tek Santos, aty ku karriera e tij nisi në mesin e viteve 90 me moshat, por në anët e San Paolos jo të gjithë janë të kënaqur me zgjedhjen e shoqërisë bardhezi, përkundrazi. Kontrata 5 mjore që ka firmosur Robinho, ka shkaktuar polemika e indinjatë madje me braktisjen e një nga nëntë sponsorët e shoqërisë. Motivi?  Në 2017, ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Milanit u dënua për përdhunim  me 9 vite heqje lirie në shkallën e parë nga drejtësia italiane, ndërkohë që në dhjetor do të mbahet gjyqi i apelit. Ngjarje e ndodhur vitin 2013,ku u akuzua për përdhunimin në grup të një vajze me origjinë shqiptare, në një lokal të Milanos.

Asnjë ceremoni, apo tapet të kuq për kthimin e djaloshit të artë, për herë të katërt në karrierë, e para nga 2014-15. Vetëm polemika e akuza që po e transformojnë në një autogol lëvizjen e Santos. Kritikave, tani po i shtohen veprimet konkrete që po e vendosin shoqërinë bardhezi në vështirësi, me sponsorët e parë që po braktisin projektin, si pronari që stamponte emrin e tij brenda numrave në bluza, duke garantuar pak më pak se 10% të të ardhurave totale nga kontratat e sponsorizimit, i cili njoftoi përfundimin e menjëhershëm të marrëveshjes të mërkurën. “Një gjest – lexohet në shpjegim – në përputhje me konsideratën dhe ndjeshmërinë që kemi në publikun femër dhe të drejtat e tij”.

Sponsorët e tjerë kanë shprehur siklet dhe bezdi dhe nuk janë aspak të lumtur ta shohin imazhin e tyre të lidhur me emrin e Robinhos. Për më tepër, ekziston një ankesë zyrtare e paraqitur në Gjykatën e Lartë të Sportit nga 13 organizata për mbrojtjen e të drejtave të grave që kërkojnë të ndalojnë ish-sulmuesin e Milan dhe Real Madrid të zbresë në fushë, duke synuar përjashtimin e lojtarit nga regjistri i federatës lokale të futbollit. Nga pikëpamja ligjore, siç kujtohet nga avokatët e lojtarit, çështja nuk ka përfunduar ende, me lojtarin në pritje të rezultatit të apelit të paraqitur.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë