Ka ndodhur

Përdhunoi mbesën 13-vjeçaren, lihet në burg i moshuari

Gjykata e Lushnjës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 67-vjeçarin e arrestuar një ditë më parë, pasi akuzohej se ka përdhunuar mbesën e tij.

I moshuari Refat Çela ka dalë sot para gjykatës për masën, ku nuk ka pranuar akuzat ndaj tij për përdhunimin e të miturës.

Ai u arrestua ditën e djeshme nën akuzën për marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën 13 vjeç.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë