Gjykata e Korçës ka dënuar me 4.8 vite burg Ligor Bibën, 54-vjeçarin që përdhunoi fqinjën e tij minorene.
Prokuroria kërkoi 8 vite burg për Bibën, ndërsa gjykata vendosi ta dënojë 7. Por për shkak se ai pranoi fajësinë për ngjarjen, dhe pas analizës së ADN-së, përfitoi ulje të 1/3 së dënimit. Përfundimisht ai do të vuajë dënimin prej 4.8 vitesh burg.
Por 15-vjeçarja mbeti shtatzënë nga ky përdhunim. Ajo e lindi fëmijën tre muaj më parë dhe e ka lënë në shtëpinë e Fëmijës në Tiranë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.