Përdhesi është një sëmundje që shfaqet me pezmatim të kyçeve e të mishrave, me dhembje e me dridhje, reumatizëm dhe cermë. Më shumë se 8 milion njerëz vuajnë nga sulmet e përsëritura tek kyçet e këmbëve apo të krahëve, mes këtyre edhe shumë aktorë, atlet, e shkrimtar.
Kujtojmë se Benjamin Franklin humbi shumë takime që u mbajtën për të hartuar Deklaratën e Pavarësisë, për shkak të predhës. Përdhes shkaktohet nga nivelet e larta të acidit urik në gjak. Dhimbja që përjeton personi është tronditëse. Por çfarë ë shkakton këtë sëmundje?
Pesha e tepërt
Kur njerëzit janë mbipeshë trupi i tyre prodhon më shumë insulinë, nivelet e larta të insulinës ngadalësojnë eliminimin e acidit urik gjë e cila shkakton sëmundjen e përdhes. Gjithashtu një studim i viti 2015 zbuloi se njerëzit që janë mbipeshë kanë nivele më të larta të yndyrës viscerale, dhe kanë më shumë gjasa të preken nga kjo sëmundje, se sa njerëzit që kanë më pak yndyrë. Humbja e peshës ju mban larg edhe nga kjo sëmundje.
Informohuni rreth historisë tuaj familjarë
Përdhes është pjesërisht një sëmundje gjenetike, kështu që nëse dikush në familjenka vuajtur nga kjo sëmundja , jini të vetëdijshëm se edhe ju mund të prekeni nga përdhes. Për fat të keq nuk mund të bëni asgjë në lidhje me këtë pjesë të sëmundjes.
Ndryshoni dietën
Përdhes njihet historikisht si "sëmundja e mbretërve" ose "sëmundja e njeriut të pasur". Kjo për shkak se ushqimi i detit dhe mishi i kuq (ushqimet që vetëm njerëzit e pasur mund të përballonin) përmbajnë shumë purina . Konsumimi i alkoolit, sidomos pijet e birrës dhe fruktozës, gjithashtu do t'ju ndihmojnë të parandaloni sulmet.
Ushqime që parandalojnë këtë sëmundje
Për shkak të vetive të tyre antioksiduese, qershitë mund të ulin acidin urik në gjak. Një studim i kryer pak kohë më parë zbuloi së në vendet ku njerëzit konsumonin më shumë qershi ishin 35 përqind më pak të prekur nga kjo sëmundje se sa në vendet ku njerëzit nuk konsumonin qershi. Jo vetëm qershitë, edhe uji. Pirja e ujit të mjaftueshëm do t'ju ndihmojë të qëndroni të hidratuar gjithashtu uji largon acidin urik nga sistemi juaj, kjo parandalon sëmundjen në pjesën e nyjeve.
Një tjetër studim ka provuar se xhenxhefil, i cili është i njohur mirë për cilësitë e tij anti-inflamator, mund të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme. Ju ose mund ta aplikoni atë në zonat e prekura
Shafran i Indisë është i njohur për përfitimet e tij të mëdha shëndetësore, që mund të ndihmojë në luftimin e inflamacionit. Një tjetër studim gjithashtu provoi se kurkumin - përbërës aktiv i shafran i Indisë mund të ulë nivelet e acidit urik në trup.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.