Futboll

Përcaktohen datat e gjysmëfinaleve dhe finales së titullit kampion në Superiore

Gazeta Si – FSHF, nëpërmjet sekorit të garave, ka përcaktuar sot datat e ndeshjeve të ‘Final 4’, që do të vendosë për titullin kampion të Superiores. Do të luhen dy gjysmëfinale mes 4 skuadrave të vendeve të parë dhe pastaj finalja.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen në stadiumin “Air Albania”, në periudhën 17-26 maj. Gjysmëfinalja e parë luhet më 17 maj, në orën 20:00, ndërsa gjysmëfinalja tjetër po në këtë orë, më 19 maj.

Ndeshja që vendos për vendin e 3-të do të zhvillohet më 24 maj, në orën 19:00, ndërsa finalja e titullin kampion më 26 maj, në orën 19:00. Shorti i ‘Final 4’ do të hidhet në përfundim të sezonit të rregullt. Dy skuadrat e vendeve të para kalojnë në finale edhe me barazim.

Si funksionon ‘Final 4’
Ekipet pjesëmarrëse janë 4 vendet e para në përfundim të kampionatit të rregullt.
Shorti
Ekipet ndahen në dy vazo, vazo 1 (vendi i parë dhe i dytë), vazo 2 (vendi i tretë dhe i katërt) dhe përmes shortit përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste.

Gjysmëfinalet
Kalimi në finale përcaktohet në 90 minuta. Ekipet fituese kalojnë në finalen për titullin kampion. Në rast barazimi në gjysmëfinale, në finale kualifikohet ekipi i renditur në vendin e parë/dytë.
Finalja
Ekipet e kualifikuara nga gjysmefinalet luajnë për titullin kampion, ndërsa ekipet humbëse për vendin e tretë.

Çfarë përfitojnë klubet sportivisht
Vendi i parë në ‘Final 4’: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Champions League.
Vendi i dytë: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League.
Vendi i tretë: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League.
Vendi i katërt: Pjesëmarrje në turin e parë kualifikues të Conference League, nëse Kupa e Shqipërisë fitohet nga një prej tre ekipeve të para në ‘Final 4’.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë