Futboll

Përcaktohen datat e 5 javëve të ardhshme të Superiores dhe ndeshjeve të Kupës

Gazeta Si – FSHF, nëpërmjet sektorit të garave, ka përcaktuar sot datat dhe oraret e 5 javëve të ardhshme të Superiores, nga e 29-ta deri tek e 33-ta. Ato fillojnë pas miqësoreve të Kombëtares, konkretisht më 29 mars.

Po ashtu, janë përcaktuar datat dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, si dhe data e sfidës së shtyrë mes Dinamos dhe Teutës. Pas zyrtarizimit të kalendarit, të gjitha skuadrat mund të bëjnë më mirë llogaritë e tyre.

Superiore, java e 29-të
Egnatia-Kukësi 29.03.2024 15:00
Vllaznia-Erzeni 29.03.2024 19:00
Tirana-Teuta 29.03.2024 19:00
Laçi-Partizani 30.03.2024 15:00
Dinamo-Skënderbeu 30.03.2024 18:00

Ndeshje e prapambetur e javës së 27-të
Dinamo-Teuta 03.04.2024 18:00

Ndeshjet e javës së 30-të të Superiores luhen më 7-8 prill, ato të javës së 33-të më 27 prill. Gjysmëfinalet e para të Kupës së Shqipërisë luhen më 3 prill dhe ato të kthimit më 24 prill. Një kalendar shumë i ngjeshur për një pjesë të skuadrave elitare në këtë fazë finale të sezonit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë