Jete & Stil

Për shkak të koronavirusit, Europa po mbytet në rroba të përdorura

Grumbullimi dhe tregtimi i veshjeve të dorës së dytë është një biznes i madh që ndihmon në parandalimin e grumbullit të mbeturinave të industrisë globale të modës që shkojnë direkt në deponi ose në incenerator, por me praninë e koronavirusit ai sistem po prishet. Jean-Mayeul Bourgeois, drejtor i Gebetex, një kompani franceze që mbledh rroba dhe tekstile të dorës së dytë për ripërdorim ose riciklim thotë se problemet janë hasur që në fillim të pandemisë.

“Kur njerëzit u izoluan në shtëpi, kishte pafund dhurime rrobash, një situatë që do të ishte përfekte në një kohë normale por kur dhe puna ndaloi, atëherë u bë një problem i madh.” tregon Bourgeois.

Edhe pse në maj filluan punën, ata shpesh kishin të bënin me veshje të shkatërruara pasi u vendosën pranë njësive të grumbullimit të ekspozuara ndaj shiut dhe për këtë arsye ato u prishën dhe mbeten mbeturina.

Imazh ilustrues

Gjithashtu ishte dhe problemi i tregtimit të tyre pasi kompani të tilla si Gebetex e cila shet veshje të përdorura tek tregtarët në vendet më të varfëra u detyrua të ndalonte punën për shkak të ndalimit të transportit.

Ende nuk dihet saktësisht se sa veshje shtesë janë në Europë që akoma nuk dihet se çfarë do të bëhet me to por bizneset kanë filluar të paralajmërojnë se nëse dikush nuk gjen zgjidhjen, shumë shpejt do të kemi një problem akoma më të madh me mbeturinat.

"Ky grumbullim i përkohshëm i mbetjeve mund të bëhet situata normale në Europë nëse nuk vepron dikush.” tha Mauro Scalia, drejtori i “EURATEX”, Konfederata Europiane e industrisë së Tekstilit dhe Veshjeve në Bruksel.

Grumbullimi dhe klasifikimi i veshjeve është një proces i shtrenjtë sepse shumë nga ato që hidhen në koshat e riciklimit nuk i përkasin aty dhe duhet të ndahen dhe manualisht.

Imazh ilustrues

"I gjithë procesi kushton 45 cent për kilogram, ndërsa ne mund t'ua shesim ricikluesve për 4 cent për kilogram. Riciklimi kushton para" tha Erica van Doorn, drejtoreshë e “Sympany”, një organizatë jofitimprurëse Hollandeze që mbledh tekstile.

Nga 16 milion ton mbeturina që gjeneron industria e tekstilit e BE në vit, globalisht vetëm 1% riciklohet përsëri në veshje të reja, 50% transportohet në vendet më të varfra, ku shiten në tregjet lokale.

Që kur filloi pandemia, eksportuesit kanë ulur çmimet e tyre në një përpjekje për të zhvendosur stokun.

"Rreziqet tani janë shumë më të larta se mundësitë," tha Martin Böschen, kreu i sektorit të Riciklimit Ndërkombëtar të Tekstileve.

"Ndërsa muajt e fundit kanë sjellë një përmirësim të kërkesës, çmimet janë akoma "15 deri në 25% më të ulëta se para Covid-19", tha Böschen.

Gebetex eksporton rreth 40% të rrobave dhe tekstileve të saj të përdorura jashtë BE.

"Pavarësisht nga kontinentet, mbylljet e kufijve thjesht bllokuan eksportet", tha Bourgeois, duke përmendur vështirësi të veçanta për dërgesat në Pakistan dhe Indi.

Në Hollandë, koleksionistët u bënë thirrje njerëzve që thjesht të ndalonin dhurimin e rrobave ndërsa depot mbusheshin dhe dyqanet mbeteshin të mbyllura.

Në Bruksel njësitë e grumbullimit "ishin ndonjëherë plot apo edhe të tejmbushura", tha Arabelle Rasse, zëdhënësja e “Res-Sources”, federata që përfaqëson kompanitë e tekstileve dhe veshjeve.

Ajo tha se shumë kompani madje u detyruan të merrni me qira hapësira shtesë për rrobat si një zgjidhje afatshkurtër.

"Ne nuk donim që e gjithë ajo të shkonte në plehra ose djegie sepse kishte një problem magazinimi", tha ajo.

Kompanitë u kanë bërë thirrje rregullatorëve të vendosin objektiva të detyrueshëm për përdorimin e materialeve të ricikluara, një lëvizje që ata argumentojnë se do ta bëjë riciklimin e rrobave më të dobishme ekonomikisht.

"Qeveria duhet të detyrojë prodhuesit e veshjeve të përdorin materiale të ricikluara," tha Mariska Zandvliet, kryetare e shoqatës Hollandeze të riciklimit të tekstilit “VHT”.

Me industritë më të mëdha të modës që nuk duan të riciklojnë, dyqanet e dorës së dytë që përpiqen të kompensojnë të ardhurat e humbura dhe me depo dhe dyqane të tejmbushura, një valë e dytë është shumë e frikshme kur bëhet fjalë për kontributin në mbrojtjen e planetit.

Burimi: Politico. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë