Keshilla

Për prindërit që duan fëmijë të përkryer

Nga Julie Marigold -“Kur lindi një fëmijë, dhe e mbani atë qenie të mrekullueshme në krahë për herë të parë, gjëja e parë që mendoni është se cilat janë gjërat që dëshironi që fëmija juaj të arrijë në jetë. Cila është e ardhmja e tyre, gëzimet triumfet, punët marrëdhëniet, gjithçka. Kur linda djalin tim Kevin, ambicia ime më e madhe ishte që ai të kishte sukses në çdo hap të jetës së tij. Por gjërat nuk kanë dalë në mënyrën siç unë i kam planifikuar, dhe të jem e sinqertë e konsideroj si bekim këtë pjesë. Unë e di se çdo prind dëshiron të shoh më të mirën tek fëmija i tyre, do të gënjeja nëse do thoja të kundërtën. Edhe unë do të doja të njëjtën gjë për fëmijën tim. Por çdo prind duhet të dijë që nuk ka perfeksion pa gabime. Sa më shumë e dua dhe e mbështes fëmijën tim në gjërat që ai bën, aq më shumë përpiqet që të bëjë më të mirën. Ai ka arritur të godas çdo moment të jetës së tij, dhe jo gjithmonë duke qenë më i miri në atë që ka bërë. Por për mua këto kanë qenë momente gëzimi dhe jo dëshpërimi.


logo hippo

Nëse Kevin do të ishte thjeshtë një fëmijë që do të ndiqte rregullat, në shkollë në aktivitete, në sport, kjo nuk do t’i dhuronte atij kënaqësi, dhe mua njëkohësisht. Më kujtohet si sot momenti kur ai ka marrë një biçikletë për herë të parë, në moshën 5 vjeçare. E shikoja tek mundohej te pedalonte, dhe shpesh herë rrëzohej, ndërsa insistimi i tij për të mësuar biçikletën, mua më dhuronte kënaqësi. Në fund të fundit a nuk është ky çelësi i jetës, të përpiqemi për të arritur atë që në duam? Unë jam ulur në mesin e prindërve krenar në shkollën e fëmijës tim. Nuk kam nevojë të shikoj kompilime të dështuara në YouTube, sepse unë lashë një përmbledhje të dështuar të jetesës së djalit tim. Dhe kjo nuk e bëri atë dështak, por të suksesshëm.

Dështimet e fëmijës nuk duhet të jenë një breng për prindërit, shihni dështimet e tyre si çorape të vjetra të ditëve që kanë kaluar. Kur të keni një fëmijë, duhet të riprodhoni prioritetet dhe pritjet tuaja për t'u përshtatur me atë se kush janë me të vërtetë. Disa prindër kujdesen për momentet që fëmijët e tyre kalojnë, duke parë aftësitë e tyre të reja si shah. Kjo nuk i ndihmon fëmijët të ecin përpara, nuk i ndihmon as prindërit të cilët më vëmendje të madhe duan vetëm të duartrokasin për triumfet e tyre. Ashtu si çdo nënë ose baba, kam ditë kur merakosem për të ardhmen e Kevinit. Djali im humbi mbrëmjen e tij të maturës, vetëm se nuk gjeti një limuzinë si të gjithë miqtë e tij. Ai kaloi disa duke punuar në një ese aplikimi për Sea World dhe që nuk u përzgjodh kurrë, por fitoi një vend punë, 1 muaj pasi u refuzua nga puna ku kishte aplikuar më përpara.
Dështimet e djalit tim më kanë furnizuar me argëtim dhe përmbushje të pafundme. Si nëna e tij, unë shpresoj dhe lutem që ai të vazhdojë të dështojë në çdo gjë që ai bën për herë të parë, për sa kohë që unë jetoj.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë