Të gjithë ne ndoshta e kemi dëgjuar shprehjen: “Mos hani pas orës 6 të pasdites”. Ky rregull ka shpjegime të ndryshme dhe një nga ato kryesore thotë se të gjitha ushqimet që hani pas orës 18.00 kthehen në yndyrë gjatë natës ose nuk treten. Por shumica e njerëzve përfundojnë ditën e punës në orën 18.00 dhe vijnë në shtëpi edhe më vonë. A do të thotë kjo se ata duhet të refuzojnë darkën e tyre për të mbajtur trupin në formë dhe një stomak të shëndetshëm?
Por cila është zgjidhja?
Ndonëse janë bërë shumë hulumtime në lidhje me këtë pjesë, rezultatet janë ende të diskutueshme.
Për shembull, në një nga eksperimentet, një grup njerëzish të shëndoshë ndaluan konsumimin e ushqim nga ora 7 e mbrëmjes deri në 6 të mëngjesit. Secili nga të anketuarit humbi rreth 1 kg brenda 2 javëve. Më pas, pjesëmarrësit në këtë eksperiment, i’u kthyen darkës së tyre të zakonshme, dhe ata rifituan sërish kilet e humbura gjatë periudhës kur nuk konsumonin darkën në oraret e vona.
Në një tjetër eksperiment, 1 grup i të anketuarve konsumonin më pak kalori në darkë, grupi tjetër në drekë. Dhe ishte grupi i parë që sërish fituan më shumë peshë.
Pra, pse fitojmë peshë?
Një gjë është e qartë, ushqimi në mbrëmje nuk kthehet në yndyrë. Një person fiton peshë kur lëviz shumë pak. Ata konsumojnë më shumë energji sesa shpenzojnë. Kjo do të thotë se është numri i kalorive të konsumuara që ndikon në peshën ekstra dhe jo në kohën kur njerëzit e konsumojnë vaktin.
Shkencëtarët nga Universiteti Northëestern, SHBA, studiuan dy grupe njerëzish. Pjesëmarrësit e grupit të parë nuk konsumuan shumë kalori dhe shkuan në shtrat në orët e hershme të mbrëmjes dhe u zgjuan në orën 08:00, ndërsa grupi tjetër të cilët punonin deri mbrëmjen vonë , konsumuan pjesën më të madhe të kalorive e në orët e vona të mbrëmjes. Është e rëndësishme të theksohet se të anketuarit nga grupi i natës hëngrën më shumë ushqim të shpejtë, me më pak perime dhe fruta.
Rezultati: grupi i dytë fituan më shumë peshë.
Kjo është ndoshta arsyeja pse u shfaq rregulli për të ngrënë para orës 6 pasdite.
E gjitha ka të bëjë më aktivitetin që trupi i njeriut bën pasi të konsumojë një vakt me shumë kalori. Duhet theksuar se një ndër ushqimet që ndikon në shtimin në peshë, sidomos nëse konsumohet në mbrëmje, janë çokollatat.
A tretet ushqimi gjatë natës?
Natyrisht,! Traktati ynë i tretjes nuk ndalon së punuari gjatë gjumit, nëse është gjumi i natës ose gjumi i ditës. Shumë profesionistë shëndetësorë thonë se metabolizmi i një personi natyrisht ngadalëson natën. Megjithatë, hulumtimet kanë treguar se këto ndryshime në shpejtësinë e metabolizmit gjatë natës janë të parëndësishme.
Ushqimi dhe cilësia e gjumit
Ushqimi që hamë ndikon në cilësinë e gjumit. Hulumtimet kanë treguar se yndyrat e ngopura (me origjinë shtazore), dhe faktorët si alkooli, kafeina dhe sheqeri ndikojnë negativisht në cilësinë e gjumit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.