Bota

Për herë të parë që nga viti 1973, Netanyahu aktivizon nenin që çon në shpalljen e luftës

Nga Gazeta 'Si'-Qeveria e Izraelit ka aktivizuar nenin 40 të Kushtetutës izraelite, i cili do të thotë shpallje lufte. Neni 40 aktivizohet për herë të parë që nga Lufta e Yom Kipur në tetor 1973.

E thënë thjesht, aktivizimi i nenit do të thotë se ushtria izraelite ka liri të plotë për “operacione ushtarake në shkallë të gjerë” dhe duhet të raportojë vetëm tek lidershipi politik.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se tashmë se vendi ishte në luftë pasi terroristët e Hamasit pushtuan Izraelin jugor, duke vrarë qindra. Vendimi në thelb i jep deklaratës status ligjor, pasi, sipas Kushtetutës, vendi nuk mund të shkonte në luftë pa një vendim qeverie.

Ndërkohë, përleshjet mes forcave izraelite dhe militantëve të Hamasit vazhdojnë në disa zona të jugut të Izraelit, sipas raportimeve të mediave.

Gazeta Haaretz thotë se forcat izraelite u përleshën me 10 militantë të armatosur në një stacion policie në Sderot, pranë kufirit të Gazës, megjithëse zona tani besohet të jetë nën kontrollin e Izraelit.

Ushtria izraelite tha se kishte marrë nën kontroll shumicën e zonave në jug gjatë natës, por shtoi se përleshjet vazhduan në Be’eri, pranë kufirit të Gazës, Sderot dhe katër lokacione të tjera jugore që nuk u specifikuan.

Banorët e Kfar Aza, një zonë tjetër afër kufirit me Gazën janë ende të bllokuar në shtëpitë e tyre dhe po presin për ndihmë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë