Para

Për herë të parë që nga 2021-shi Bitcoin arrin nivelin e 57 mijë dollarëve

Nga Gazeta ‘Si’- Bitcoin arriti nivelin e 57.000 dollarëve për herë të parë që nga fundi i vitit 2021, i mbështetur nga kërkesa e investitorëve përmes fondeve të tregtuara në këmbim, si dhe nga blerjet e mëtejshme nga MicroStrategy.

Kriptomonedha u rrit me 4.4 për qind të martën(27 shkurt) për të arritur në 57 mijë dollarë dollarë përpara se të pakësonte një pjesë të vrullit për t'u tregtuar më pas me 55 mijë dollarë.

Çmimi i Bitcoin është rritur me 33 për qind që nga fillimi i vitit duke tejkaluar çimet e aseteve si ari dhe argjendi.

Kriptomonedha më e madhe për nga vlera e tregut është rritur gjithashtu kohët e fundit nga miratimi i fondeve të tregtuara në shkëmbim (ETF) që zotërojnë Bitcoin në Shtetet e Bashkuara. 

Një nxitje kryesore tani është ngjarja e përgjysmimit të Bitcoin në prill. Ky proces është krijuar për të ngadalësuar lëshimin e Bitcoin, oferta e të cilit është e kufizuar në 21 milionë - nga të cilat 19 milionë tashmë janë minuar - duke ulur në gjysmë shpërblimin për prodhimin e tokenave.

Platforma e mediave sociale Reddit, e cila më 22 shkurt paraqiti regjistrimin e aksioneve të saj në bursën e Nju Jorkut, tha se kishte investuar një pjesë të vogël të rezervave të tepërta të parave të saj në Bitcoin. Ether, i cili u rrit me 1.1% në nivelet më të larta të dy viteve rreth 3.220 dollarë, është rritur me një ritëm edhe më të shpejtë këtë muaj, duke shkuar drejt një fitimi prej 41%.

Burimi: Reuters/Përshtati Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë