Futboll

Për herë të parë, një ekip i Serie A nuk ka asnjë gol ‘’Made in Italy’’

Sezoni i Atalanta ishte edhe një herë i jashtëzakonshëm, dhe nuk ka mbaruar ende: në 12 gusht skuadra e Gasperini do të përballet me PSG në çerekfinalen e Champions League. Zikaltërit e mbyllën kampionatin në vendin e tretë me 78 pikë - duke siguruar kështu pjesëmarrjen në edicionin e ardhshëm të Champions League - dhe kanë bërë përshtypje mbi të gjitha për sa i përket golave të shënuar: Italianët ishin një makineri golash gjatë këtij viti, teksa në 38 ndeshje shënuan plot 98 gola, sulmi më i mirë i 68 viteve të fundit në kampionatin italian. Duhet të kthehemi në sezonin 1951/52 për të gjetur ekipe të afta për të shënuar më shumë gola.

https://twitter.com/OptaPaolo/status/1290948378193539072

Por ajo që bie në sy është që nga 98 golat, asnjë nuk është shënuar nga një lojtar italian. Kjo është hera e parë në historinë e Seria A që ndodh diçka e tillë. Atalanta ka katër lojtarë italian në ekip, pa përmendur dhe tre portierët. Kështu Raoul Bellanova, Mattia Caldara, Jacopo Da Riva dhe Roberto Piccoli nuk arritën të shënojnë të paktën një gol. Në kampionat, golashënuesit më të mirë ishin kolumbianët Muriel dhe Zapata, me nga 18 gola secili, të ndjekur nga Ilicic me 15, Gosens dhe Pasalic me 9, Malinovskyi me 8 dhe Gómez me 7.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë