Shendet

Për herë të parë në Amerikë kërkohet që njerëzit të bëjnë kontrolle rutinë për ankthin

Për herë të parë në Amerikë kërkohet që njerëzit të bëjnë kontrolle rutinë për ankthin

Për herë të parë, në Amerikë është kërkuar që mjekët të kontrollojnë të gjithë të rriturit nga 19 deri në 65 vjeç për ankth.

Mjekët amerikanë duhet të kontrollojnë rregullisht të gjithë të rriturit nën 65 vjeç për ankth dhe kjo është hera e parë që është kërkuar diçka e tillë.

Task Forca e Shërbimeve Parandaluese të SHBA-së rekomandon ekzaminimin e ankthit në kujdesin parësor për të rriturit pa simptoma. Propozimi është i hapur për komente publike deri më 17 tetor, por grupi zakonisht konfirmon projekt-udhëzimin e tij.

Rekomandimet bazohen në një rishikim që filloi përpara pandemisë Covid-19.

“Duke pasur parasysh raportet për një rritje të problemeve të shëndetit mendor të lidhura me izolimin dhe stresin pandemik, udhëzimi është shumë në kohë", tha Lori Pbert, një anëtare e grupit të punës dhe bashkëautore. Pbert është një psikologe në Universitetin e Massachusetts.

Çrregullimet e ankthit janë ndër ankesat më të zakonshme të shëndetit mendor, duke prekur rreth 40% të grave amerikane në një moment të jetës së tyre dhe më shumë se 1 në 4 burra, vuri në dukje Pbert.

Njerëzit me ngjyrë, ata që jetojnë në varfëri, njerëzit që kanë humbur partnerët dhe ata që kanë probleme të tjera të shëndetit mendor janë ndër të rriturit që përballen me rreziqe më të larta për zhvillimin e ankthit, i cili mund të shfaqet si sulme paniku, fobi ose ndjenja të tjera të ngjashme. Gjithashtu, rreth 1 në 10 gra shtatzëna pas lindjes përjetojnë ankth.

Mjetet e zakonshme të shqyrtimit përfshijnë pyetësorë të shkurtër rreth simptomave të tilla si frika dhe shqetësimet që ndërhyjnë në aktivitetet e zakonshme. Këto mund të jepen lehtësisht në një mjedis të kujdesit parësor, tha grupi i punës, megjithëse nuk specifikoi se sa shpesh duhet të kontrollohen pacientët.

"Gjëja më e rëndësishme është se vetëm një test shqyrtimi nuk është i mjaftueshëm për të diagnostikuar ankthin", tha Pbert. Hapi tjetër është një vlerësim më i plotë nga një profesionist i shëndetit mendor, megjithëse Pbert pranoi se problemet me shëndetin mendor janë të vështira të rregullohen duke pasur parasysh mungesat e specialistëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë